Është krejt e njohur dhe e dijshme pjesa e fshehur e komunikimit mes dy familjave të çiftit përpara martesës për kërkimin e tyre se çfarë pasurie fsheh dhe posedon secila palë. Martesat, sidoqoftë lloji i tyre, të planifikuara, të rastësishme, me shikim të parë, më dashuri apo me shkesi, ndër vite ata kanë pasur një emërues të parbashkët: kanë tëndencë për të qenë brenda të njëjtin status (ekonomik, social apo politik). “Livadhet e tona të mbushme me bar”, – tregon një status ekonomik që familja e dhëndrrit mundohet ta përdorë si aset përballë asaj të nuses. Po ashtu në tekst kemi një shqetësim e merakosje për statusin e beqarisë për dhëndrrin dhe nusen (ore vlla i motrës boll nëjte beqar-ore nuse zoja boll nëjte devojkë). Faza e beqarisë konsiderohet si një stad që duhet të jetë i shkurtër dhe kalimtar dhe se qëndrimi aty për një kohë të gjatë fsheh pasiguri, mund të interpretohet si papjekuri apo si dështim në jetë. Shumë prindër nga ana tjetër mbanin shpresa tek martesa, duke e konsideruar si një terapi për fëmijët e tyre, e cila do t’i shpie ata në rrugë të drejtë, do t’i bëjë më të përgjegjshëm, më punëtore e kërkues në jetë. 1. Livadhet e tona të mushme me bar 2. O dola kur dola 3. Ka ardh vakti





