Rreth Nesh

Zani.al përfaqëson një nevojë të kahershme për përfaqësimin dinjitoz dhe emblematik të qytetit të Kukësit dhe është konceptuar si një media, e cila do të orientohet ngushtësisht pas nevojave të qytetarit.

Humori, si një shpikje moderne, do të jetë i integruar shpeshherë në krijimet tona gazetareske. Në ditët e sotme industritë farmaceutike punojnë paralelisht që përpos efektit shërues, ilaçet të kenë edhe shijen e frutave ekzotike. Edhe lajmit ndonjëherë ka nevojë që t’i shtohen përbërës të tjerë, në mënyrë që përveçse rolit informues, publiku edhe të argëtohet. Fejtoni, fiksioni, satira dhe “yzzh news” do të jenë shpeshherë pjesë të dekorimeve të lajmeve që ne do të ndajmë me publikun e gjerë.

Keqinformimi, mosinformimi dhe informimi i pjesshëm janë fyesit më të këqinj të një auditori. Gazetari, në marrëdhënien me publikun, luan me kartën e besueshmërisë. Ky zë, Zani, do të jetë i yti, i joni, i juaji, i çdokujt, i të gjithëve ne bashkë me qëllimin që pushteti të ndjehet i survejuar dhe i kontrolluar, në mënyrë që të kryej sa më mirë rolin e tij në funksion të së mirës publike.

Detyra e parë e një gazetari është të krijojë “trazira”. A jeni gati ju?!