Lirikë Kuksiane 10 – Nana jote mshtërmoj hunët ô

0
32

Ngacmimi, ironia dhe sharjet që i bëheshin vajzës ditën që ajo bëhej nuse dhe dilte nga shtëpia përbëjnë pjesën më intriguese të Lirikës Kuksiane. Integrimi i elementëve jo të shëndetshëm të komunikimit në këngë dëshmonte për një pasqyrim realiteti të kohës ashtu siç ishte. Njerëzit ziheshin, debatonin, grindeshin mes njëri-tjetrit për motive banale ose jo, dhe kjo reflektohej edhe në këngët e dasmave. Përmbajtja dhe teksti i këngëve nuk fshihte e maskonte asgjë nga realiteti i përditshëm. Një pjesë e këngëve kishin për qëllim të drejtpërdrejtë, të bënin nusen të qante, të mekej. Kjo lojë fjalësh e instrumentalizuar luante me konfidencën e nuses, e cila rrezikonte të ishte e paqëndrushme, të paktën për ditët e para të ardhjes në atë derë të re.