Një këngë lirikë e këndshme që nxjerr në pah dy elementë kundërshtues që qëndrojnë harmonikisht mirë me njëra-tjetrën: nusja që presupozohet të jetë e kujdesshme, pastërtore dhe shërbëtore dhe dyshja vjehrri-vjehrra që thumbohen si njerëz tekanjoz e nazeli. Duke qenë se martesat bëheshin me shkesi, Zoti këtu vjen si një noterizues i shenjtë që vulos marrëdhënien e paqtë dhe afatgjatë të kësaj familje të re.





