Nëse largohesh rreth 36 kilometra nga Kukësi dhe ngjitesh në 935 metra mbi nivelin e detit, atëhere mirëseerdhe në fshatin Fshat. Por banorët kanë një mënyrë tjetër për ta matur këtë distancë. Kur i pyet sa larg është Fshati, ata nuk e llogarisin matjen nga Kukësi, por nga fundi i rrugës së asfaltuar në lagjen Lapaj deri në qendër të fshatit. Një shtëpi 100-vjeçare po merr një funksion të ri si bujtinë, ndërsa një komunitet përpiqet ta kthejë trashëgiminë dhe potencialin e territorit në mundësi për të ardhmen.





