Çinamaka, aty ku historia ecën më shpejt se rruga

0
50

Tre mijë vjet më parë, Çinamaka ishte një vendbanim i komuniteteve të Epokës së Bronzit dhe Hekurit. Sot, në lokalin e vetëm të fshatit, dy të rinj flasin për emigrimin. Çinamaka ka ndryshuar shumë. Njerëzit, mënyra e jetesës, ekonomia e saj po ashtu. Por në këtë ritëm ndryshimesh të njëpasnjëshme, diçka duket se ka mbetur në vendnumëro: rruga dhe një mënyrë jetese që ende përpiqet t’i përshtatet një Çinamake të re.