Optika e Qosheve do të jetë një seri emisionesh që do të trajtojë tema të ndryshme sociale, nga dy moderues që e kanë shumë për merak humorin, ironinë dhe filozofinë. Janë tre elemente kimik të cilët shkaktojnë shumë ndryshime fiziologjike në trupin e njeriut siç mund të jenë dyshimi sistematik, prodhimi i alternativave, moskëmbëngulja, ekonomizimi i kohës, përqafimi i vlerave, maturia apo efiçenca e burimeve.
Përveçse papunësisë, sot ka shumë profesione të cilët të japin hapësirë për të dëgjuar muzikë dhe emisione pa dëmtuar performancën në punë. Mbase ky është rasti. Na ndiqni. Nëse nuk ju pëlqen deri në minutën e 22.06 bëni një pushim të shkurtër dhe kthehuni sërisht.
