“Kukës Arena” nuk është inaguruar ende. Edhe pse prej disa javësh ka përfunduar gjithçka, stadiumi i ri i Kukësit nuk është hapur akoma për shkak se ekspertët e fushës nuk kanë dhënë miratimin e tyre. Presidenti i FSHF Armand Duka, ishte sot në “Kukës Arena” dhe bëri të ditur se nëse temperaturat në ditët në vijim rriten, për 10 ditët e ardhshme fusha do të jetë gati për ndeshjen e parë.

