Qindra qytetarë vijojnë protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës

-

Qindra qytetarë u bashkuan në Sheshin “Skëndërbej” në orën 11.00 për të protestuar në ditën e tetë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.

Siç u paralajmërua edhe në rrjetet sociale, qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë të vendosuar për të vazhduar rezistencën deri në plotësimin e kërkesave të tyre të cilat ishin: 1. Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

2. Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.

3. Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

4. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

5. Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike dhe përcaktim i minimumit jetik.

6. Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

 

Dërgo artikullin

Të Fundit

Kategoritë

LËR NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Komentet e Fundit