Emërtimi tendencioz i Kosovës në tabelat e qarkullimit rrugor shqiptar

-

Rruga e ashtëquajtur e Kombit, autostrada Durrës-Morinë, si të gjithë rrugët e tjera në Shqipëri ka problematikat e saj infrastrukturore kronike. Përgjegjës për kontrollin dhe mirëmbajtjen e kësaj rrugë është Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me kompaninë koncesionare. Por ku qëndron problemi i kësaj rruge, i cili nuk mbetet vetëm në kufinjtë e estetikës. Ne të gjithë jemi dëshmitarë për sinjalistën alogjike rrugore që kemi në çdo metër të territorit tonë, për tabelat vërtikale ku shpejtësia e lejuar është 110 km/ore dhe 30 metra më tutje të del tabela tjetër që të kufizon shpejtësinë me 80 km/orë, mungesën e tabelave atje ku duhet, praninë e tyre aty ku nuk duhet, problemet me apo reklamimet në rrugë. Nuk është ky problemi ashtu siç nuk janë as gropat e thella mu në hyrje te stacionit te pagesave, ku nga tronditja iu del gjumi të gjithë udhëtarëve si per t’ju kujtuar që “hej ti…mos e humb këtë pamje.”

Ekziston një tabelë e madhe blu mu në hyrje të qytetit të Kukësit ku sinjalizon majtas qytetin e Kukësit dhe djathtas Kosovën. Pra në të njëjtën tabelë qëndrojnë një qytet dhe një shtet. Kosova që prej 2008 është një shtet, i pavarur madje. Shteti është koncept i gjërë që përfshin gjeografinë, historinë, kulturën, kohën, minoritetet, gjuhën, ushtrinë etj. Nuk ndodh që të jesh në Lyon në Francë dhe të shikosh tabela ku shkruhet Zvicër por aty shkruhet Gjenevë ose për të mos shkuar aq larg qëndrojmë në Muriqan, në Shkodër, në Urën e Bunës, ku kemi serinë e kryeqyteteve europiane Ljubjanë, Vienë, Bruksel, Berlin etj dhe jo Slloveni, Austri, Belgjikë apo Gjermani. Qyteti i parë që takon sapo lë qytetin e Kukësit është Prizëreni, vendi ku tabela e famshme nënkupton shtetin e Kosovës. Por Kosova nuk është Prizëreni. Kosova nuk ka vetëm këtë hyrje. Në Kosovë, mund të hysh edhe nga Serbia, Nga Mali i Zi, nga Maqedonia, nga ajri, nga nëntoka. Vendosja e emërtimit Kosovë brenda rrugëve të territorit shqiptar mund të sjellë interpretime jo dhe aq të këndshme dhe pezmatuese në një kohë ku qarkullojne tezat Shqipëri etnike, bashkim mes dy shteteve, Ballkan i hapur etj.

Përveçse kësaj, problemi tjetër është sepse nuk kemi një unifikim të tabelave të qarkullimit rrugor për këtë destinacion, pra diku është e shënuar Prishtinë, diku Prizërën dhe diku Kosovë. Janë tre emërtime të ndryshme për të njëjtin destinacion. Kjo është mirëseerdhët në Kodin Rrugor Shqiptar.

Një tabelë rrugore pak kilometra para se të hysh në qytetin e Kukësit
Një tabelë në rrethrrotullimin e Vorës ku shkruhet emërtimi Kosovë
Tabela tjetër në Urën e Kukësit me dy drejtime të ndryshme: Tiranë-Kosovë

 

Emri i një shteti në tabelat e qarkullimit rrugor shqiptar

Për të kuptuar shkallën e gabimit dhe të lajthitjes imagjinojeni sikur ju po ktheheni nga Kosova, jeni në dalje të Prizërenit dhe shikoni tabelën “SHQIPËRI, 20 km”.

Çfarë emocioni duhet të jetë.

 

 

 

Dërgo artikullin

Të Fundit

Kategoritë

LËR NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Komentet e Fundit