“Hej kan fillu kukllat, ka fillu teatri i kukllave n´televizor”!
Ky ishte refreni i paraditeve tё sё dielave, njё ritual i mirёfilltё i fёmijëve të viteve 70-80 tё qytetit tё Kukёsit. Pikёrisht ky ritual i pavetёdijshёm kryhej çdo tё dielё nё orёn 10 tё paradites. Fёmija, qё ishte mё i vёmendshëm dhe qё kishte ndodhur nё shtёpi nё atё orё jepte thirrjen, nga dritarja apo ballkoni i shtёpisё sё tij, nё formё alarmi dhe kushtrimi tek fёmijёt e tjerё tё pallatit a tё lagjes, tё cilёt mund tё ndodheshin nё atё moment para pallatit duke luajtur me njëri-tjetrin. Fёmijёt, marrёsit e këtij lajmi, qё gjёndeshin nё ambientet jashtё sapo dёgjonin kёtё thirrje organizoheshin dhe orientoheshin pёr nё drejtim tё shtёpiave si milingonat drejt folesë. Fëmijët braktisnin dhe injoronin çdo gjë kur vinte koha e transmetimit të Teatrit të Kukullave. Ata braktisnin lojërat shumë të dashura për ta siç ishin loja me “Kallupa”, “Topa Lufte”, lojën me karrocën e sajuar me kutitë e bojëve të këpucëve apo lojën e famshme me të ashtuquajturën “Korrell” që ishte një rreth hekuri i vogël që vihej dhe mbahej në lëvizje nga shtytja e një shufre teli me bisht të gjatë dhe në formë U-jë në fund. Teatri i Kukullave transmetohej çdo të dielë në orën 10.00 në Televizionin Shqiptar. Gjithçka bojkotohej nё ambientet e jashtme pёr t’u pёrqëndruar përpara ekranit tё televizionit, madje shpeshherё e shihnin teatrin e kukullave sё bashku, dhe pas pёrfundimit tё teatrit rimblidheshin pёrsёri para pallatit pёr tё improvizuar skenat qё kishin parё dhe pёrvetёsuar nga ajo shfaqje televizive. Pёrveç ndjekjes sё Teatrit tё Kukullave nёpёrmjet televizionit fёmijёt e Kukёsit kishin fatin dhe mundёsinё tё shihnin teatro kukullash edhe direkt nё skenё, nё Teatrin e Kukullave tё qytetit tё Kukёsit.
Sa i vjetёr ёshtё Teatri i Kukullave në përgjithësi?
Nga tё dhёnat historiko-arkeologjike dyshohet se nё periudhёn p.e.s janё pёrdorur figura lёvizёse pёr festa ceremoniale dhe fetare. Gjurmё tё tilla tё kukullave lёvizёse gjenden edhe nё tё dhёnat mbi tё parёt tanё, ilirёt e lashtё. Bazuar tek gёrmimet e tumave arkeologjike nёpёr vendbanimet ilire janё zbuluar kukulla prej deltini dhe prej kocke. Mes kёtyre kukullave nuk mungojnё edhe kukulla me gjymtyrё te lёvizshme. Kёto nuk janё tё studiuara nёse janё kukulla lodra apo kukulla qё i perkasin skenёs.
Pёrsa i pёrket origjinёs sё mirёfilltё tё Teatrit tё Kukullave ka shumё mendime kontroverse, por degnajat dhe elementёt qё e plotёsojnё zhanrin e Teatrit tё Kukullave vijnё nga Persia, Kina dhe Greqia e Lashtё. Gjithsesi Teatri i Kukullave si zhanёr ёshtё zhvilluar shumё vonё nё epokёn e re (Pas Krishtit) dhe fillimisht luhej si shfaqje pёr tё rriturit pastaj u kthye dhe u transformua edhe nё atё pёr fёmijё.
Nё vendin tonё janё tё njohura disa kukulla me bazё folklorike si “Furka e plakёs” qё simbolizon nusen, “Pehlivani” prej ashkle dhe teatri i hijeve i zhvilluar nё njё mёnyrë shumё tё thjeshtë. Këto zakonisht luheshin në ditё gёzimesh e dasmash. “Aktori” hokatar afrohej para ahenggjijve duke pёrdorur kukullёn dhe duke hedhur bejte nё formёn e dialogjeve deri sa tё sigurohej qё ka arritur të argëtojë publikun. Lojra tё tilla ekzistojnё edhe sot nёpёr dasmat shqipёtare, tё cilat kanё ruajtur po kёtё formë argёtuese dhe amatore tё aktruarit.
Por Teatri i Kukullave nё Shqipёri i ka fillesat nё Shkodёr, i cili u krijua fill pas çlirimit me baza amatore. Nё vitin 1950 u ngrit nё Tiranё teatri i parё profesionist i kukullave. Edhe nё qytetin tonё sipas burimeve arkivore ekziston njё dokument i vitit 1952 qё dёshmon se ёshtё dhёnё njё shfaqje e kёtij teatri. Nё Kukёs, tre vite pas krijimit tё Estradёs Profesioniste, me iniciativё tё aktorit Teufik Ademi, me 25 Nёntor 1962 u dha shfaqja e parё e Teatrit tё Kukullave nё Kukёsin e Vjetёr.
Premiera e parё e kёtij teatri ishte “Dhitё e egra“ e shkruar nga Kol Jakova. Piktor dhe regjizor ishte vetё Teufiku. Aktorёt nё shfaqjen e parё tё kёtij teatri ishin Sokol Spahiu, Teufik Ademi, Ikbale Çefa (Muja), Shpresa Bela dhe Namik Dokle. Kjo premierё shёnjon gurin e themelit tё Teatrit tё Kukullave tё qytetit tё Kukёsit, i cila vijoi po nё atё vit me sukses me 12 shfaqje, nga kjo trupё e sapoformuar por me aktorё pasionantё.

Më pas vijuan dhe dy premiera tё tjera si “Arinjtё e gёzuar“ dhe “Gabimet e Lindёs“, tё cilat shtuan numrin e spektatorëve dhe intensitetin e shfaqjeve. Pas kёtyre shfaqjeve pёr disa vite ra nё heshtje Teatri i Kukullave, kjo pёr arsye mbase subjektive, duke rifilluar nё vitin 1970 qё u quajt bёrthamё e vogёl e Teatrit tё Kukullave. Teufik Ademi ishte regjizor i kёsaj bёrthame, e cila tashmё kishte epruvetёn e saj “Kёndin e Kuq“ tё artizanatit. Bёhet fjalё pёr sallёn e mbledhjeve tё ndёrmarrjes sё artizanatit, qё u kthye nё ambient pёr Teatrin e Kukullave. Kujtimet e ish-regjizorit Qazim Veliu dhe materiali arkivor historik i Teatrit të Kukullave na sjellin në sinkron kёtё pasazh mbi bёrthamёn:
“Mjeshtёri i madh Teufik Ademi pasi u vendos nё atё objekt filloi tё ngrejё skenёn vetё, filloi tё punojё kukullat vetё, pra megjithёse teatri ishte njё filial i Estradёs Profesioniste, ai i dha pavarsi tё plotё duke realizuar çdo gjё vetё“.
Teufik Ademi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me pasionin e tij të pashterrshëm për zhvillimin kulturor të qytetit tonë. Ai ishte ikona dhe simboli i teatrit të kukullave në Kukës.
Teufik Ademi lindi nё 19 prill tё 1920 nё Shkodёr. Mbaron shkollën fillore dhe gjimnazin “28 Nёntori“ nё Shkodёr. Emёrohet mёsues nё Gjirokastёr. Refuzon emёrimin dhe pastaj vendoset mёsues i matematikёs nё shkollёn 7-vjeçare tё fshatit Gur i Zi. Transferohet nё qytetin e Kukёsit dhe emёrohet nё kabinetin pedagogjik nё detyrёn e skicografit. Merret me aktivitete kulturore si aktor dhe nё vitin 1959 me krijimin e Estradёs Profesioniste emёrohet aktor, regjisor dhe drejtor i Shtёpisё sё Kulturёs. Ai zotёronte dhe ishte përdorues ekselent i dy gjuhëve të huaja, italisht dhe gjermanisht. Nё fushёn e krijimtarisё la njё numёr tё madh libretesh pёr estradёn tonё dhe mbi 8 pjesë teatrore për teatrin e kukullave. Merrej po ashtu dhe me pikturё e pёrkthime. Pёr kontributin e tij tё madh nё skenёn e Estradёs Profesioniste dhe nё skenёn e vogёl tё teatrit tё kukullave Teufiku mori titullin “Artist i Merituar“.
Zotni Teufiku, që në Kukёs me dialekt i thërritnin “Sni Teufiku“ ishte njё artist krijues dhe inovator. Puna e tij kreative tё jep pёrshtypjen e njё oktapodi qё shtrihet dhe zgjatohet nё çdo fushё. Jo mё kot e thirrnin kolegёt e tij mjeshtër. Mes materialeve të shumta arkivore kemi dy pasazhe interesante për Mjeshtrin Teufik Ademi:
- Regjizori Teufik Ademi dhe piktori Nazif Dokle vendosёn të paraqiteshin nё takim me pjesёn “Lufta vazhdon“ të Muharrem Topit dhe me muzikë të kompozuar enkas për premierën nga muzikanti Hamdi Gjana. Tё gjitha kukullat e shfaqjes ishin tё punuara me mjaft mjeshtëri nga Teufik Ademi. Ky ishte i vetmi qё ndёrtoi njё mekanizёm pёr lёvizjen e gojёs sё kukullёs kur flet pa u parё fare asnjë pe dhe asnjё Nё kёtё takim tё parё kombёtar tё teatrove tё kukullave, ky ishte sensacioni i parё qё bёri teatri jonё. Nё kёtё shfaqje Teatri i Kukullave u cilësua si njё nga trupat mё tё mira dhe si e vetmja trupё qё solli diçka tё re nё takimin e parё kombёtar tё teatrove tё kukullave.
- Nё vitin 80‘ regjisori i kёsaj trupe vuri nё skenё njё shfaqje tё Duke u larguar nga shfaqjet me kukullën me tela, ai vuri njё teater me hije, pra premierёn “Ketri mbjell karamele“, tё shkruar nga Tonin Shiroka. Teufiku pёrgatiti kukullat vetё, ndёrtoi njё ekran tё vogёl me ndriçim nga prapa dhe spektatori i vogёl shikonte me habi se si kёrcente “arushi nё hije“, se si shkulte lisin “traktori“ hije dhe se si mbillej toka me karamele nga ketri hije.
Duket qartё nga pjesёt e shkёputura tё materialit historik inovacioni qё solli Zotni Teufiku, i cili në kushte rrethanore aplikoi edhe kёta elementё tё zhanrit bashkё me shfaqjen me maska, tё cilat rezultuan plot sukses madje duke e shtrirё gjeografinё e shfaqjeve nga rangu lokal tek ai kombёtar. Pёrveçse kёtyre inovacioneve regjizori Teufik Ademi alternoi kukullёn me aktorin Njeri dhe muzikёn, pra njё variete e plotё. Profesor Teufiku themeloi Teatrin e Kukullave qё nga Kukёsi i Vjetёr dhe tek ai i Riu, ku teatri nё mёnyrё implicite bёhet edhe lёvizës nga “Kёndi i Kuq“ i artizanatit nё Kukёsin e Vjetёr tek “Kinemaja e Vjetёr e Kukёsit tё Ri“ (sot ndodhet tregu i qytetit) deri sa mbёrrin tek njё paketё e pёrbashkёt me Shtёpinё e Pionerit (sot pas Poliklinikёs sё qytetit) me njё sallё tё kompletuar prej 250 vendesh, skenё, ambiente dhe zyra. Gjatё periudhёs aktive tё tij Teufik Ademi vuri nё skenё 25 premiera ku ndёr to mund tё pёrmendim: “Banorёt e pyllit“, “Guximtari i vogёl“, “Keci bardhosh“, “Gryka e shqiponjave“, tё cilat ishin argёtuese dhe tё vlerёsuara edhe nё takime kombёtare. Nё vitin 1980 profesor Teufiku i jep stafetёn nxёnёsit, kolegut dhe mikut tё tij të ngushtë regjizorit Qazim Veliu, tё cilёt po sё bashku, edhepse me daljen nё pension tё Teufik Ademit, po ngrinin piedestalin e Teatrit tё Kukullave, duke rritur numrin e shfaqjeve nga shifra e dhjёtsheve tek ajo e qindёshve nё vit, ku spektatori arriti nё shifrёn totale 1 150 000, duke zgjeruar spektrin e gjeografisё nga qyteti nё fshatrat mё tё thella. Trajektorja nacionale u pёrshkua nga veriu i Shqipёrisë pёr nё jug, ku stacioni i fundit nё hartёn e aktiviteteve shёnohet Fieri.

Teufik Ademi ёshtё simbioza e francezit Zhan Briozhel, i cili me pasionin e tij ndёrtoi kukullat vetё, luajti vetё, shkruajti pjesёt vetё dhe u targetoi francezёve flamurin e krenarisё kombёtare nё kёtё zhanёr. Nё ekuivalencё me Zhan Briozhel qёndron edhe Mjeshtri Teufik Ademi, qё na ka dhёnë mundёsinë tё mburremi me krenari pёr ekzistencёn dhe zanafillёn e Teatrit tё Kukullave nё qytetin tonë. Teatri i ardhshëm i kukullave me patjetër që duhet të mbaje emrin e këtij mjeshtri.
Nё gjurmёt e tij vazhdoi regjizori Qazim Veliu, i cili ka sjellё 29 premiera nё skenё duke kulmuar dhe numrin e shfaqjeve. Gjithashtu solli risinё e formimit tё njё trupe kompakte me aktorё tё rritur, disa prej tyre tashmё me eksperiencё të konsoliduar skenike, duke i dhёnё formёn solide Teatrit tё Kukullave. Por regjizorёt dhe liderёt sigurisht qё rrethohen nga ansambli i tyre qё pёrbёhej nga piktorёt Nazif Dokle, Alejdin Tabaku dhe Ramazan Memishi. Kёta mjeshtra tё artit pamor kanё realizuar dekoret dhe kanё krijuar atmosferёn vizuale tё skenёs, duke u pasuar nga elementi i muzikёs qё ishte kudo i pranishёm nё sfonde dialogjesh, nё kёngё dhe kontribuesit ishin kompozitorёt Zef Gruda, Aleksandёr Lalo, Hamdi Gjana, Alfred Kaçinari dhe Binak Elezi.

Shumё shkrimtarё tё shquar botёrorё kanё shkruajtur pjesё pёr Teatrin e Kukullave madje edhe janё frymёzuar prej tij; njё ndёr ta ёshtё shkrimtari dhe poeti i madh gjerman Gёte (Johang Wolfgang Goethe), i cili ka shkruajtu pjesё pёr Teatrin e Kukullave. Vepra e madhe “Fausti“ ёshtё ngjizje e njё inspirimi tё Gёtes nga njё teatёr me kukulla marionetё. Duke hequr paralelen me shkrimtarёt e shquar europianё me ata tё qytetit tonё, pёr Teatrin e Kukullave tё Kukёsit kanё shkruajtur figurat e shquara tё penёs sё Kukёsit. Poeti dhe shkrimtari Bajazit Cahani shkruajti pjesёn “Kaprolli i Bacёs Demё“, e cila ka edhe elementin inovativ tё kombinimit aktor-kukull, aktor-njeri. Në të njëjtën linjë qëndrojnë dhe “Ankesa e zerove“ e shkruar nga regjisori dhe aktori Ndoc Çefa dhe “Djali dhe Zanat“ shkruar nga piktori dhe skenografi Ramazan Memishi. Shfaqja “Djali dhe Zanat“ e bazuar në mitologjinë shqipёtare numёrohet tek shfaqjet e fundit nё skenёn e Teatrit tё Kukullave, gjithashtu dhe pjesёmarrja e fundit nё takimet kombёtare. Por rolin mё relevant e luajnё protagonistёt kryesorё tё skenёs, ata janё aktorёt tё cilёt janё nё kontakt tё drejtёpёrdrejtё me spektatorin, ata qё japin dhe marrin emocione, ata qё mbajnë trofeun e suksesit. Kёta aktorё me pasionin e tyre ngjitёn shkallёt nga amatorizmi deri tek profesionistёt, duke konsoliduar Teatrin e Kukullave.
Në materialin historik citohet: Kёto aktorё dhe shumё tё tjerё qё vijnё pas tyre nuk e konsideronin kukullёn si njё trup amorf e pa jetё. Atё qё thoshte batuta, atё shprehte edhe kukulla me gjesitkulacione me duart e kёtyre aktorёve.


Kontribut tё madh kanё dhёnё tё padukshmit dhe tё heshturit, punёtorёt e skenёs duke filluar tek marangozi dhe deri tek elektriҁisti, tё cilёt kanё mundёsuar me aq mundësi sa kishin kondicionet e duhura pёr argёtimin e fёmijёve dhe lojёn teatrore.
Pёrsa i pёrket tematikёs sё shfaqjeve nё mёnyrё tё pёrmbledhur klasifikohen nё disa kategori: Kategoria e mitologjisё ku pёrfshihen shfaqjet “Gjergj Elez Alia“, “Kaprolli i Bacёs Demё“, qё trajtonte kultin e besёs dhe “Djali dhe Zanat“ si prurje e Eposit tё Kreshnikёve tё Mujit dhe Halilit.
Tematika e luftёs ishte dhe mjet i propagandёs tё atij sistemi, ku ishte i instaluar armiku imagjinar dhe domosdoshmёrisht edhe teatri i kukullave ishte njё medium përcjellёs i kёsaj propagande, qё duhej tё instalohej tek brezat mё tё rinj, përfshirë dhe fёmijёt. Numёrohen shumё premiera ndёr to “Lufta vazhdon“, “Nё gojё tё ujkut hedhim valle”, “Aksioni”, “Guerilasit” etj.
Sё fundmi janë kategoritë e pёrditshmёrisë fëminore, si përshembull raportet me librat, furçën e dhёmbёve, vёshtirёsitё nё lёndёt shkollore apo marrёdhёniet me prindёrit dhe gjyshёrit. Konkretisht si shembuj janё premierat “Librat e Tanit”, “Gabimet e Lindёs”, “Ankesa e zerove“, “Ferrat e gjyshit“ etj. Tё gjitha kёto kategori pёrbёjnё 54 premierat, tё shfaqura nё mёnyrë permanente, qё arritёn rekordin e shikuesve e që më pas me ndryshimin e sistemeve pёsuan njё “shok“. Nёn moton e pronёs private u zaptua Teatri i Kukullave si shumё ambiente tё tjera. Bardhoshja qё kishte ditёlindjen, Lejleku sqepkallam, Keci larosh, Lepurushi qё hidhte valle, Dhelpra dinake u zbuan nga skena duke pёrfunduar nёn qiellin e hapur. As nё pyll nuk u ngeli vendi. Libretet dhe materialet arkivore u hodhёn nё formё spektakolare fluturimthi, si fletushkat e hedhura nga avionёt e aleatёve gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, sepse gjithçka qё kishin kontribuar këta njerёz të artit paskёsh qenё e gabuar. Kushedi.
Shënim: Falenderim shumë i veçantë për regjizorin Z.Qazim Veliu i cili na mundësoi disa nga materialet arkivore dhe fotot.
***Gerlus***
