A duhet dhe a mund të vendoset emri i një shteti në një tabelë të qarkullimit rrugor? Sa estetike është kjo? Sa etike? Sa morale? Sa ligjore? Dyshojmë që asnjëra prej tyre. Por kjo po ndodh me Kosovën, shtetin më të ri në botë. Në asnjë vend nuk ndodh që Autoritetet Publike të vendosin në tabela të qarkullimit rrugor emrin e një shteti. KOSOVA është një shtet dhe jo qytet. Edhepse të vendosura për të njëjtin destinacion këto tabela në rrugët shqiptare nuk janë të unifikuara, pra diku shënohet Prishtinë, diku Prizëren e diku Kosovë. Në Kosovë mund të hysh edhe nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Maqedonia, nga ajri, nga nëntoka. Vendosja e emërtimit Kosovë brenda rrugëve të territorit shqiptar mund të sjellë interpretime jo dhe aq të këndshme dhe pezmatuese në një kohë kur po qarkullojnë tezat si “Shqipëri Etnike”, “Bashkim mes dy shteteve” apo “Ballkan i Hapur”.
