Metamorfoza – Lagjja 1 në Kukës e para nga fundi

-

“Ndёrsa Kukёsi i Vjetёr u zhduk nё emёr tё dritës, nё emёr po tё dritёs lindi Kukёsi i Ri“!

Kjo fjali e shkёputur nga njё emision i hershёm nё Radio Kukёsi, mё la shumё pёrshtypje, teksa gёrmoja dhe hulumtoja nё arkivat e Radio Kukёsit. Ishte njё emision i remasterizuar i realizuar nё vitet 70‘ qё bёnte fjalё pёr elektrifikimin e vendit, ndёr tё tjera mu kujtua puna nё arkivat e qytetit tonё qё kam realizuar kohёt e fundit dhe pёr fat tё mirё kam ndeshur nё shumё materiale tё vyeshme pёr kёtё qytet tejet interesant. Elektrifikimi i vendit shёnjon fillimin e njё krize politike tё regjimit “Hoxha“, prishjen e marrёdhënieve me superfuqitё e mёdha, Kinёn dhe Bashkimin Sovjetik dhe “sfidёn“ ndaj tyre, por qё populli shqiptar do ta ndёrtonte atdheun dhe socializmin me forcat e tij. Pёr kёtё arsye detyra e madhe dhe themelore e qeverisё sё asaj kohe ishte ndёrtimi i njё hidrocentrali tё madh nё veri tё Shqipёrisё. Hidrocentrali duhej tё ndёrtohej nё Fierzё, pёr kёtё arsye  duhej tё pёrmbyteshin mijёra hektarё tokё, dhe pikёrisht “koka e turkut“ të pёrmbytjes do të bёhej Kukёsi, qё mё pas mori mbiemrin Kukёsi i Vjetёr, i cili do tё zёvendёsohej me njё qytet tё ri. Nё qershor tё vitit 1961 Kёshilli i Ministrave mori vendimin pёr ndёrtimin e njё qyteti tё ri, i cili do tё ishte nё lartёsinë 340 – 360 mbi nivelin e detit dhe saktёsisht nё vendin qё quhej “Bungaja e Lumёs“.

Pёr kёtё u mblodhёn Komisionet Shtetёrore tё Arkitekturёs dhe Ndёrtimit, tё cilat krijuan projektin e qytetit tё ri, i cili u miratua shumё shpejt dhe unanimisht nga Kёshilli i Ministrave tё Republikёs Popullore tё Shqipёrisё.

“Me vendim tё Byrosё politike tё KQ tё PPSH  dhe Kёshillit të Ministrave filluan punimet e para tё qytetit tё ri tё Kukёsit si dhe 26 fshatrave qё pёrmbytёn pjesёrisht dhe tёrёsisht si rezultat i  krijimit tё liqenit Hidrocentalit tё Fierzёs. Puna pёr ngritjen e banesave tё para filloi me 22 korrik tё vitit 1962“. (shkёputur nga arkivat e qytetit tё Kukёsit).

Ceremonia e parё e hapjes sё punimeve u zhvillua me 22 Korrik 1962, e cila shёnon fillimin e ndёrtimeve me punё vullnetare tё qytetit tё ri dhe konkretisht e logjikisht lagjja 1 do të ishte paraprijёsja e ndёrtimit tё gjithё Kukёsit tё Ri, i cili duhej tё inagurohej nё vitin 1979 edhe si sukses i 35-vjetorit tё ҁlirimit tё Shqipёrisё por dhe i sukseseve tё ndёrtimit socialist.

Njё pllakatë betoni e vendosur nё pallatin numёr 1 tё lagjes 1 dёshmon fillimin e punimeve tё qytetit të Kukёsit të Ri dhe lagjes numёr 1 tё qytetit. Banorët qё e kanё pёrjetuar kohën e krijimit të qytetit të ri, konkretisht lagjen 1 tregojnё se nё fillim u ndёrtuan tre pallatet e para, (pallatet 1, 2, 3) me forca vullnetare sepse ishte emergjente që punёtorёt e Uzinёs sё Bakrit nё Rexhepaj tё strehoheshin sa mё parё, kjo edhe pёr arsye logjistike dhe kosto kohore.

“Boom-i“ i industrializimit socialist kishte mbёrritur edhe nё qytetin e Kukёsit, i cili po kryente rite “de passage” (ritet e kalimit). Uzina e Pёrpunimit tё Bakrit dhe Miniera e Gjegjanit kishin filluar punёn me intensitet tё lartё. Ata kishin nevojё pёr fuqi punёtore dhe kjo fuqi punёtore zuri fill nga fshatari qё u kthye nё minator dhe metalurg dhe nga tё ardhurit prej rretheve tjera. Fillimisht tre pallatet e reja u bёnё strehёza tё kёsaj kategorie shoqёrore ndёrkohё qё puna pёr ndёrtimin e blloqeve tё tjera tё lagjes 1 rritej nё progresion gjeometrik.

„Kur kam ardh‘ te pallati 4, në vitin 1964 kam qen n´klasë t´parë dhe maj men, qё nuk kishte rrugë, veni ishte mal, ishin pallati 1 me tre hyrjet dhe blloku tjetёr 4, 5 dhe 6. Klasёn e parë e kam bo te nji ndёr kto pallatet. Te katra ka qen nji ambjent pёr kopësht fmijsh dhe klasёn e parë, se hala nuk kishin ardh shumica prej Kuksit t`Vjetёr. Shikojsha vetёm puntor ndёrtimi tu ndёrtu pallatet 7, 8 dhe 9. Me sa maj men disa ishin nga Golloborda e Dibrës“

Kёtij rrёfimi i pёrngjajnë edhe rrёfimet e njё qytetari tjetёr tё lagjes 1 dhe madje tё pallatit 1, i cili thotё qё pёrveçse punёtorëve tё Uzinës shumё shpejt erdhёn nga Kukësi i Vjetёr edhe familjet intelektuale, mёsues, oficerё, inxhinierë, artistё e funksionarё tё lartё publik. Nga kjo del e qartё qё nё kёtё lindje tё qytetit tё ri, kishte shkrirje tё statuseve shoqёrore, qё atëherë i pёrkiste devizёs sё socializmit “Tё shkrihesh me masёn proletare“ nga njёra anё, por nga ana tjetёr edhe si shembull i iniciativёs pёr transferimin e shpejtё tё banorёve tё tjerё nga Kukёsi i Vjetёr. Natyrisht nuk ishte e lehtё pёr banorёt e Kukёsit tё Vjetёr që t‘i hidhnin aq lehtё pas krahёve shtёpiat, bazat ekonomike dhe kujtimet, madje në disa raste janё shfaqur edhe shenja rezistence, por kryesisht banorёt tregojnё se nё fund tё fundit të gjithё u treguan solidarё, pёr kёtё lёvizje historike qytetase. Pёr tё realizuar brenda planit dhe premtimit transferimin u desh edhe punё propagandistike, mobilizim i fuqisё punёtore si dhe shembuj konkret nga majat e hierarkisё se administratёs lokale.

Pas ndёrtimit tё nëntë pallateve tё para, lagjja 1 po merrte pak a shumё formёn e qytetit. U hap dyqani i bukёs, ai i ushqimores, libraria, repartet e riparimit tё radiove dhe televizorёve, reparti i rrobaqepёsisë, si dhe “te Ushtarakja“, e cila ishte njё repart pёr qepjen dhe riparimin e rrobave ushtarake. Bashkё me to ishte edhe Bar – Restoranti qё mbante emёrtimin e festёs sё Republikёs “11 Janari“ por qё shumica e qytetarёve deri nё njё kohё te caktuar e kanё quajtur
“te Kadri Bela“. (Kadri Bela ishte punonjёsi qё shёrbente nё kёtё lokal).

“Kur kemi ardh si familje te lagjja 1 ishin vetёm 10 pallatet e para t`Kuksit t´Ri. Ne ishim si familje te pallati 9, e ndanim apartamentin me nji person tjetёr, ishte nji burr n´mosh qё jetonte vetёm, dhe ne si çift i ri. Po ndёrtohej atёher qyteti i ri, kishin fillu tё ndёrtoheshin pallatet 12 e deri te 16-ta. Fillimisht ishte sakrificë sepse te lagja 1 ishte edhe ftoht‘, e rrihte shumë era dhe verì sidomos. Kishim nji çezme posht pallatit ku mbushnim ujë sepse nuk kishim ujë sipёr, po punohej edhe pёr ujsjellsin. Por e maj men at ҁezme te ajo pemë, ku na bashkonte t`gjithve”.

Kjo narrativё e njё ish-banoreje tё lagjes 1 shfaq në mënyrë implicite fillesat e morfologjisё sё njё qyteti tё ri, i cili po plotёsonte kriteret e konceptit tё qytetit. Megjithёse koncepti mbi qytetin ёshtё i larmishёm dhe jo njё formulё fikse. Janё disa kritere bazё tё cilat pёrbёjnё qytetin, ndёr to mund tё pёrmendim madhёsinё, numrin e banorёve, statusi i administratёs, forma arkitektonike ose arkitekturore e qytetit, funksioni i tregut dhe zentraliteti apo qendёrzimi. Kёta kritere bazё u plotёsuan me ritёm tё shpejtё duke u pёrqëndruar tek kjo lagje e parё. Pёrsa i pёrket kriterit tё numrit tё popullsisё kemi njё lёvizje intensive tё lartё deri nё 1976 nga qyteti i vjetёr, e cila pёrqëndrohej në lagjen 1 tё Kukёsit tё Ri. U ndёrtuan pallatet e tjera tё reja nё bllokun 16, duke vijuar me bllokun e pallateve 20 qё nё tё folurёn e pёrditshme tё qytetarёve quhej “Gropa”. Quhej kёshtu sepse nё atё pjesё dikur kishte qenё një pellg uji, por edhe sepse forma gjeografike e asaj pjese kishte formë të lugёt apo tё gropёs. Me kёtё zgjerim tё hapёsirave publike dhe pallateve rritej edhe madhёsia e qytetit qё qendёrzohej tashmё nga blloku i pallateve 16, ku koordinata e saktё ishte “Klubi i Alìsë“, duke u pёrhapur nga pjesa veriore me synimin e ndёrtimit tё qendrёs industriale.

Edhe kriteri “administratё“ po pёrmbushej me ndёrtimin e shkollёs 8-vjeҁare, e cila mё vonё mori emrin shkolla “Bajram Curri”, me ndёrtimin e Komitetit tё Partisё, si dhe me pjesёn mё tё madhe tё punёtorisë, qendrёn industriale me prezencёn e njё kompleksi ndёrmarrjesh tё ndryshme qё pёrfshinin industrinё e lehtё dhe atё tё ndёrtimit.

Sa i takon kriterit arkitektonik lagjja 1 qё pёrfaqësonte qytetin, nё ato vite ishte e projektuar nё ndёrtesat e tipit 4-5 katёshe, uniforme, nё blloqe tё sistemuara me distancёn e mjaftueshme me qёllimin pёr pёrdorimin e hapёsirës publike. Hapёsirat publike ishin kryesisht lulishte nё mes të pallateve, ku kujdesej ndёrmarrja komunale por edhe komuniteti.

“E maj men venin kudo ktu te 1-shi, te 4-tra, te 16-ta e kamos, krejt lule e jeshillёk, pemë, u kujdeste shumë lulishtari qё kemi pas n`pallat, ishte edhe i rreptë nuk na like me shkel n‘lule, pastaj edhe vetë kishim kujdes për to, dilshim edhe i ujitshim kur vike uji“.

Sigurisht qё kriter kryesor ёshtё edhe funksionimi i tregut nё qytet. Po si funksiononte atёherё tregu nё fillesat e Kukёsit tё Ri?

Termi “ekonomi e tregut“ nuk ekzistonte nё atё kohё sepse ne i pёrkisnim sistemit socialist dhe me tendencë pёr te ai komunist. Kjo sipas ideologjisё sё sistemit tё atёhershёm ku secili ёshtё i barabartё, ҁfarё ёshtё e imja ёshtё edhe e komunitetit, njё pёr tё gjithë e tё gjithё pёr njё. Pra e gjithё ekonomia ishte shtetёzuar me parimin e barazisё por që kjo e fundit ngeli nё kuadrin e utopikes. Gjithsesi tregu funksiononte me anёn e dyqaneve dhe pikave tё shёrbimit tё cilat u pёrqëndruan në dy vijat paralele tё lagjes 1. E para linjё ishte ajo e bllokut tё pallateve 16, ku u pёrqëndruan ushqimorja, konfeksionet, farmacia, riparim televizorёsh, Klubi i Alìsë, dyqani i bukёs dhe linja tjetёr paralele tek blloku i pallateve 1-9, me dyqanet e konfeksioneve të mёdha, mobiljeve etj.

Pra struktura e parё e qytetit, lagjja 1, ofronte punёn, formimin, konsumin, furnizimin, kulturёn dhe u bё qendёrza ekonomike dhe kulturore e qytetit qё ishte nё hapat e parё. Objektet e para ku ofrohej kultura ishte kinemaja prapa te pishat, qё ishte krejt modeste me stola druri, lokali i lulishtes ku zhvilloheshin mbrёmje vallёzimi, tribuna ku jepeshin koncerte dhe luheshin lojra sportive si edhe shёtitorja kryesore, qё ndodhej tek blloku i pallateve 16, para Klubit të Alìsë.

Edhe pas ndёrtimit tё pjesёs tjetёr tё qytetit nga forcat vullnetare tё ardhur nga Shkodra dhe Lezha bashkё me ndёrmarrjen e ndёrtimit Kukёs, lagjja 1 qёndroi pёr njё kohё tё gjatё qendra e qytetit. Teksa mbyll shkrimin mё vjen nё mendje, i transformuar paksa, vargu i Pashko Vasos “Po tash lagjja 1 pa m‘thuej ku je?”.

Sigurisht qё ndryshimi i sistemeve solli dhe ndryshimin social kudo nё Shqipёri nёpёrmjet njё sёrё reformash, qё rrjedhimisht ndodhën edhe nё Kukёs. Nёn moton “Tregu i lirё” dhe “Privatizim” ndodhi gradualisht një kaos ndёrtimesh, alla secili pёr hesap te vet, duke i humbur identitetin qytetit, veçanёrisht lagjes 1, e cila po e para pёrjetoi asfiksimin, stigmatizimin, ekocidin dhe margjinalizimin. Tё gjitha kёto vijuan nga mosvëmendja e tё gjithё komunitetit dhe rotacioneve tё pushteteve lokale.

Dikur nё kёtё lagje solidariteti, harmonia mes banorёve, marrёdhёniet solide mes komshinjve, festat, lojrat e pёrbashkёta fёminore dhe rinore ishin kryefjala e ditёs ndërsa sot tё ngjall mёshirë me rrugёt e dёmtuara më shumё se çdo lagje tjetër, me rrymёn elektrike qё ndёrpritet heraherës saqё gjeneratorёt sfidojnё OSSHEE-në, me pallatet qё i ngjajnё njё harte memece nga rёnia e suvasё dhe me ndёrtesa tё pa planifikuara qё tё japin pёrshtypjen e favelas tё Brazilit. Pёrveçse asaj pllake tё inagurimit te pallati 1, e cila fshihet pas disa ferrave e kapiceve të mbeturinave dhe disa pusetave nёpёr lagje qё kanё akoma mbishkrimin “Kukёs 1976”, asgjё autentike nuk ka mbetur nga kjo lagje e memories sonë kolektive, qё faktikisht identifikon qytetin dhe meriton tё jetё lagje muze dhe atraksion turistik.

Lagjja 1, Kukës

Teksa po shikoja njё emision “Quiz” nё njё media rastёsisht ishte njё pyetje mbi disa rrugё tё vjetra qytetesh nё Gjermani. Njёra ishte rruga “Mönkebergerstrasse” nё Hamburg dhe tjetra “Kaufingerstrasse” nё Mynih. Konkruentja edhe pse nuk ishte nga kёto qytete u pergjigj saktё pёr kёto rrugё, dhe ndёr tё tjera me sigurinё e plotё tha: “E kush nuk i njeh kёta rrugё nё kёta qytete, ata i pёrkasin zanafillёs dhe identitetit tё gjithё qytetit, tё qytetit tё vjetёr dhe pёr mё tepёr edhe pёr ata qё nuk e dinё, nё kёto rrugё zhvillohen tё gjitha atraksionet turistike, veprimtaritё historike dhe tregëtare“. Menjëherё pas kёsaj mё shkrepi spontanisht pyetja: Po pse tё mos ishte lagjja 1, njё e tillё pёr kёtё qytet, teksa e asocioja pyetjen me refrenin e njё kёnge tё Sting:

“Oh, I’m an alien, I’m a legal alien
I’m an Englishman in New York !“

***Gerlus***

 

 

Dërgo artikullin

Të Fundit

Kategoritë

LËR NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Komentet e Fundit