Kukësi i Ri takohet me sivëllaun e vet

0
437

Rënja e nivelit të Liqenit të Fierzës në minimumin historik ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, i cili u përmbyt në vitin 1978 për t’i shërbyer prodhimit të energjisë elektrike.
Peshkatarë të zonës shprehen që janë ndjerë të befasuar nga ky rezultat dhe se një natë përpara kanë qenë duke peshkuar dhe në përfundim të peshkimit, në mbrëmje, siç është dhe zakoni i tyre, ata kanë hedhur ushqim që të nesërmen në mëngjes ta kenë më të lehtë peshkimin dhe që grepi i tyre të kap sa më shumë peshq. Por kur kanë ardhur në mëngjes në bregun e liqenit përveçse peshqeve ata nuk kanë gjetur as ujin, duke përfunduar me thatësirën dhe nostalgjinë për Kukësin e Vjetër.
Në Kukësin e Vjetër ndodheshin shumë objekte me rëndësi kulturore, artizanale, e historike siç ishte Kulla e Lumës, Pusi i Kukësit, apo vendi i memorialit të Skëndërbeut. Të gjitha këto së bashku, dikush më pak e dikush më shumë, këto ditë kanë ngritur krye duke dëshmuar për vazhdimësinë e ekzistencës së tyre edhe pas 44 vitesh.

LËR NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here