Protestojnë banorët e Lagjes së Re në Kukës për gjendjen skandaloze të rrugës së harruar

0
440

Edhe pse një lagje e quajtur Lagjja e Re në Kukës duket që për banorët nuk gëzon e meriton një status të tillë. Ironikisht Lagjja e Re në Kukës prej vitesh identifikohet me rrugën dhe infrastrukturën e dëmtuar, një pjesë e vjetër që nuk i shqitet kësaj lagje Banorët duhet të kalojnë çdo ditë në këtë rrugë përmes gropave të thella e baltës së rëndë në çdo stinë të vitit. Fëmijët e kësaj lagje janë të detyruar shpeshherë të ecin ndonjëherë me qese tek këmbët kur nisën për tek shkolla. Banorët që kanë marrë pjesë sot në protestë shprehen që në këtë lagje ka një numër të lartë banorësh, janë diku më shumë se 300 familje që e përdorin çdo ditë këtë rrugë. Kjo rrugë ka një gjatësi prej afro 1 kilometër. Lagjja e Re e Kukësit është krijuar dhe populluar pas viteve 90’ me lëvizjen demografike të popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane. Banorët shprehen që kjo nuk është hera e parë që dalin në protestë për këtë rrugë ndërkohë që Bashkia Kukës e kontaktuar nga gazetarët e zani.al nuk ka asnjë prononcim në lidhje me këtë ngjarje.

LËR NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here