Shtiqën, fshati turistik që ende pret kanalizimet

0
44

Një nga 100 fshatrat e përzgjedhur nga qeveria shqiptare për zhvillimin e turizmit rural, Shtiqëni ende përballet sot me nevojën më elementare të infrastrukturës publike: kanalizimin e ujërave të zeza. Ky fshat, pjesë e programit të Rilindjes Rurale, sot nuk e ka problemin se ku do të shkojnë turistët, por se ku do të shkojnë ujërat e zeza.