Dita e Verës, kjo festë pagane e cila përfaqësohet nga rituale të ndryshme, vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme. Tradita dhe mënyra e festimit ka ndryshuar me kalimin e kohës nga vendi në vend por thelbi mbetet i njëjtë: Kjo ditë përkon me ardhjen e stinës së Pranverës dhe shenjon fundin e Dimrit.
Zani sjell një video reportazh të shkurtër rreth kësaj feste, por kësaj here të përqëndruar kryesisht në gëzimin e fëmijëve, të cilat janë dekori më i veçantë i kësaj ditë-nate.
