Mish si e ka dhanë Zoti 

-

N´shpi ton sbohet fjalë me na mungu mishi. T‘paktёn nji vakt e kena mish. Bile mishi asht gjithmonë mish hallall“.

Trinomi i fjalёs mish në këtë citat shёnjon aktet dhe prezencёn e domosdoshme tё mishit nё tryezën e njё familje kuksiane. Mendoj që do ishte e nevojshme dhe pёr kuriozitetin e lexuesit qё tё bёj njё parantezё tё shkurtёr pёr historikun e mishit nё linja te përgjithshme. Mishi nuk ёshtё vetёm njё nevojё biologjike pёr njeriun por ai i mvesh njeriut disa karakteristika. Mishi simobolizon fillimisht fitoren e njeriut mbi kafshёn dhe prej kësaj e zhvilloi njeriun nё gjuetar, i cili në këtë betejë kryesisht ka mbajtur trofeun e simbolit tё fuqisё. Mishi si një produkt ushqimor u zbuluar dhe zhvillua që në kohën e revolucionit neolitik. Konkretisht e ka fillesёn tek shoqёritё gjuetarё-mbledhёs, nё tё cilat mishi ishte protagonist i strategjive pёr sigurimin e ushqimit. Nevoja pёr fertilitet ҁoi nё njё shtim tё ndjeshёm tё popullsisё, kështu qё lindi domosdoshmёria pёr punimin e tokёs. Punimi i tokёs dhe zbutja e kafshëve formoi njё raport tё ngushtё njeri-kafshё dhe kafshёt si gjedhёt, dhent dhe derrat i sollёn njeriut ushqimin dhe produktet e tjera dytёsore. Në epokat e mëvonshme konsumi i mishit u bё njё status simboli tek njerёzit, ku pasqyrohen ndryshimet dhe diferencimet sociale tek elementet sasi dhe lloj i mishit.

Mё tej ekspansioni kolonial nxiti shumё pёrjetimet e shijeve tё kuzhinave tё ndryshme, nё tё cilat mishi ishte emёrues i pёrbashkёt i kulinarive tё shumёllojshme. Industrializimi dhe rritja e teknologjisё nё bujqёsi shёnjoi njё ndryshim tё ushqimit si edhe njё rritje tё konsumit tё mishit. Pavarsisht se nё dy luftёrat botёrore mishi kishte oshilacionet dhe krizat e tij ai katapultohet pas Luftёs sё Dytё Botёrore nё vendin e parё tё konsumit dhe kthehet nё njё produkt të konsumit masiv. Sё fundmi pas viteve 90‘ bota paraqet nё skenё mishin e globalizuar, duke sjellё eksplozionin e industrisё dhe prodhimit tё mishit, me sfidat dhe pasojat e saj.

Mishi ёshtё zhvilluar bashkё me njerёzimin dhe funksioni i tij ka gjithmonё kuptimin e pёrmbushjes sё nevojave tё njeriut, ku fillon me aktin e tё ngrёnit dhe mbёrrin deri tek veprimtaritё e shenjta,  nё tё cilat marrja dhe konsumi i mishit ёshtё i lidhur me njё sistem tё tёrё besimesh fetare. Me rёndёsi tё madhe shikohet mishi lidhur me dimensionin religjioz. Nёpёrmjet aktit tё sakrifikimit u bё mishi njё ndёrmjetёs me zotat ose tё mbinatyrshmen. Sakrifikimi i kafshёs (mishit) nёnkupton rregullimin e fajit apo larjen e mёkatit. Për kёtё klasifikohen llojet e mishit nё pagane, tё shenjta dhe mёkatare. Përshembull mishi i kalit tek fiset gjermane vlente si sakrilegj pagan ndёrsa nё kristianizёm ky mish ёshtё tabu. Nё Indi lopa edhe nё ditёt e sotme ёshtё e shenjtё pёr indianёt, pёr hir tё njё mbretёreshe Kristina, e cila ishte e lidhur shumё me lopёn. Sot kush ther njё lopё nё Indi kryen njё krim dhe pёr kёtё duhet t’i vuajё rёndё pasojat.

Njё shembull tjetër mund tё pёrmendim ndalimin e mishit tё derrit sipas Ungjillit tё Vjetёr tek izraelitёt, qё mё vonё u pasua si tabu edhe nё Islam. Duke vijuar nga historiku i shkurtёr tek simbolet dhe kuptimet dhe sё fundmi tek shembujt mbi arsyetimet religjioze mbi mishin, do doja tё bënim një pushim të shkurtër tek mishi “hallall”.

 

Mishi Hallall

Faktikisht mishi “hallall” ёshtё i lidhur ngusht me Islamin dhe pёr kёtё arsye konsumi mё i madh i kёtij mishi i pёrket njerёzve tё fesё myslimane. Por nga ana tjetёr ka edhe njerёz tё po ketij rёligjioni, tё cilёt ndihen sekular, tё çliruar nga rregullat e fesё myslimane sidomos nё lidhje me konsumin e mishit “hallall”. Fjala “hallall” pёrbёhet nga tre bashkёtingёllore arabe (h-l-l), qё pёrmbledh aktet, veprimet dhe gjёrat. Kjo fjalё mund tё rënditet nё disa kategori, por kryesisht termi “hallall” pёrdoret nё klasifikimet i/e lejuar apo e lejueshme dhe praktikave tё drejta strikte nё pёrshtatje tё plotё me kuranin. Ky term mund tё lidhet edhe me aktet e ritualizuara, adhurimin, dietёn dhe tё drejtёn e familjes. Myslimanёt e kanё pёrdorur kёtё term mё shumё nё lidhje me ushqimet, tё cilat i pёrkasin rregullave tё menysё islame. Mishi i kafshёve shtёpiake si përshëmbull mishi i viҁit, deles, pulave konsiderohet si mish “hallall” vetёm nёse kafshët theren nё mёnyrën e duhur dhe gjaku i tyre lihet tё kullojё mirё. Pra kёta cilёsi “natyrale“ tё kafshёve dhe metoda të therjes konsistojnё njё fakt kulturor, nёpёrmjet tё cilit mishi vlen si i denjё, ashtu siҁ e ka dhan Zoti dhe sё fundmi i ngrёnshёm, pra “hallall”. Por therja dhe rituali i saj ёshtё njё aspekt tepёr i rёndёsishёm i kёsaj teme. Konkretisht nёse njё kasap mysliman ther njё kafshё, disa sekonda para aktit ai thotё me zё sit ë brendshëm “Bismilah Rrahman Rrahim” dhe “Allah Akbar”. Kёta dy shprehje shprehin fjalё pёr fjalё pohimin qё nuk ekziston asnjё Zot tjetёr pёrveҁse Allahut. Por nё praktikёn konkrete mendohet njё kronologji veprimesh brenda kёtyre dy shprehjeve tё shenjta. Proҁesi i therjes starton me pёrgatitjen e therjes sё kafshёs, marrjen e shpirtit tё saj pёrmes lutjeve ne emёr ta Allahut, leje e cila e çliron kasapin nga mёkati. Pёrveҁ kёsaj janё teknikat dhe metodat e ritualit tё therjes, qё pёrbёhen nga materialet, hapёsira, ritualet dhe marёdhënia e krijuar kasap-kafshё. Ndёr to mund tё pёrmenden përshembull thika duhet tё jetё e mprehtё, hapёsira e bollshme dhe e pastёr, marrja e abdestit nga kasapi, kthimi i kafshёs nga Kiblja, ledhatimi i saj dhe dhёnia e ujit para aktit, si dhe sё fundmi proҁesi i rrjepjes sё lëkurёs. Nga vёzhgimi dhe disa intervista informale jo tё gjithё kasapёt mysliman u qёndrojnё strikt kёtyre rregullave sepse janё njё sёrё faktorёsh si përshembull mospasja e kohёs, hapёsira jo e bollshme pёr tё realizuar tё gjithё ritualet, si dhe teknologjizimi i makinerive pёrpunuese tё mishit. Pёrshembull nё njё fabrikё tё madhe mishi nё Turqi, therja kryhej nёpёrmjet makinerive dhe lutja kryhej para makinerisё nga njё puntor i fabrikёs me kuran nё dorё.

 

“A ke than bismilah, i ke than krejta”, – shprehet njё kasap nga Kukёsi, i cili nuk kishte hapёsirёn e duhur pёr kryerjen e tё gjitha veprimeve dhe ritualeve. Referuar kёtyre dy shembujve lutja “bismilah” e plotёson kushtin pёr tё mbajtur raportin e drejtё me Allahun.

Pёrveҁ kёtyre praktikave dhe normave qё ja ruajnё kualitetin mishit “hallall”, ekziston dhe gjendja tjetёr faktike kur kafsha ose mishi jepet pёr sevapë apo sadaka. Nё fenё myslimane si edhe nё religjionet e tjera monoteiste shikohet dhёnia apo akti i dhurimit normativ tё njё pasurie si njё detyrim pёrkundrejt tё mbinatyrshmes. Kёtu pikёlidhen hallalli me kurbanin, ku kafsha e sakrifikuar dhe mishi i saj dhurohet veҁanёrisht pёr festёn e Kurban Bajramit apo Fiter Bajramit. Mishi u jepet familjeve apo njerёzve qё nё kёto festash tё shenjta nuk i kanё mundёsitё financiare pёr tё bёrё kurban njё kafshё. Nё kёtё spektër na paraqiten edhe simbolika tё tjera tё mishit “hallall”. Nёpёrmjet dhёnies sё lёmoshёs dhe bamirёsisё krijohet njё lidhje e fshehtë imagjinare me zonёn transhendente: “Ban mirë se gjen mirë!, “Kush bёn mirё nё kёtё botё e ka rezervu njё vend nё xhehnet apo parajsё, fundja vetёm Allahu  i sheh tё gjitha”.

Lidhur me kёto aspekte tё fundit mund tё themi qё njё person ndërton njё prestigj dhe njohje nё shoqёri nёpёrmjet redistribucionit (Shpёrndarjes) dhe gjenerozitetit (Bujarisё). Por termi “Hallall” ka edhe antitezёn e tij “Haram” qё pёrmbledh njё spektёr veprimesh, qё nё etikёn dhe tё drejtёn islame ka tё bёjё me praktikat dhe gjёrat e ndaluara. Tё tilla janё mishi i derrit, ushqimet apo produktet me pёrbёrje gjaku dhe alkoli. Pra tabutё i përkasin haramit si edhe kafshёve të p rjashtuara. Nё lidhje me kёto koncepte antropologia britanike Mary Douglas nё librin e saj “Pastёrtia dhe Rreziku“ shkruan se ndarja e botёs nё tё pastёr dhe tё papastёr apo të pistё ёshtё njё orientim konjitiv. Ushqimi paraqet njё formё zentrale e cila pёrceptohet me linjat e kaosit dhe kjo e ndan botёn nё tё pastёr dhe tё pistё. Ajo argumenton se nё situata ndёrspecifike shoqёria e ka tё nevojshme tё krijojё njё rregull pёr tё shmangur kaosin dhe situatat kaotike.

“Un‘ nuk e ha mishin e derrit se ma spari asht haram, pastaj derr mo, ҁa nuk ha e n‘lloҁ shkrryhet“.

Ky citat i njё qytetari tё Kukёsit bёn tё qartё prezencёn e tabusë ndaj mishit tё derrit, tё cilёn ai e lidh me higjenёn dhe me tё shenjtёn. Por nga ana tjetёr kemi edhe qytetarë që nuk kanë komplekse tё tilla, madje shprehen se sot tё gjitha kafshёt ruhen në kushte shumё të mira kultivimi dhe se i pёrket anёs dietike mishi i derrit ёshtё me i lehtё për t‘u tretur dhe shijon mё shumё se llojet e tjera. Ndёrsa lidhur me tё mbinatyrshmen, tё qenurit haram, ata shprehen : “haram do tё thotё tё mos i bёsh keq dikujt nё mënyrё tё padrejtё, por jo të konsumosh mish apo ushqime të veçanta“.

Duke parё nё mёnyrё tё pёrmbledhur tё gjitha kёta aspekte dhe rrjedhёn historike lind pyetja: “Si erdhi mishi “hallall“ nё vendin tonё?“.

Pёrveҁ zhvillimeve historike qё kemi pёrmendur mё lart, globalizimi solli me vete nё Europё dhe kudo nё botë mishin “hallall“. Konventa “hallall“ lindi me kthesёn historike tё viteve 1970 dhe 1980, qё shёnjon daljen nё skenё tё dy ideologjive: nga njёra anё ajo e fondamentalizmit mysliman qё pёrfshin shpalljen e Republikёs Islamike nё Iran ne 1979 dhe nga ana tjetёr neoliberalizmi me protagonistёt Margarett Theatcher dhe Ronald Regan. Bashkё me kёto kthesa historike ёshtё edhe emigracioni i popullsisё myslimane pёr nё vendet europiane dhe pёrtej Antlantikut, njё rrethanё tjetёr pёr zhvillimin e tregtisё sё mishit “hallall“. Ky zhvillim i tregtisё sё mishit solli konkurrencёn ndaj importit tё mishit nga vendet islamike dhe dalёngadalё zhvillimin e dyqaneve tё mёdhaja të mishit “hallall“ nё mbarё Europёn dhe sigurisht më pas tek ne nё Shqipёri, ku duket qartё qё mishi “hallall“ bёhet njё instrument tregu. Ky instrumentalizim i mishit ёshtё i lidhur direkt me politikat ekonomike botёrore, tё cilat certifikuan jo vetёm mishin “hallall“ por edhe produktet e tjera, tё cilat nuk kanё tё bёjnё fare me mishin. Pra principi kryesor i “hallallit“ qё e kishte zanafillёn tek rituali i therjes sё kafshёs ёshtё zgjeruar nё drejtimin e modernes dhe mё sё shumti i ёshtё pёrshtatur shoqёrisё sё sotme tё konsumit. Sot shohim shpesh nëpër markete “mish hallall“, në rrugë “piceri hallall“ apo qofte “hallall“ i tёrё ky një difuzion oksidental.

Pёrfundimisht sipas kёtyre perspektivave ёshtё mёse e dukshme qё produktet “hallall“ janё shtrirё nё shumё sektorё si nё atё tё ushqimit, tё veshjes, kozmetikёs madje edhe atё tё turizmit. Konsumi ёshtё njё lloj kreativiteti, i cili ose shfaqet si njё zbulim i njё etike tradicionale ose prezanton formimin e njё shoqёrie tjetёr, me qёllim pёr tё tregtuar tё mirёn materiale apo mallrat. Lidhur me kёtë mund ta targetojmё konsumin “hallall“ dhe si njё trend i ri nё nje areal atraktiv pёr qendrat e mёdhaja tregtare internacionale nё tё cilën hallallizimi i produkteve rrjedh nga rituali religjioz i therjes sё kafshёs. Gjithashtu ёshtё e konstatueshme qё konsumi “hallall“ ka zhvilluar njё stil jetese moderne, nё tё cilёn marrin pjesё jo vetem pjesa myslimane por edhe ajo jomyslimane, qё i japin vulёn e hallallit kёtij stili. Kjo shpesh përforcohet edhe me shprehjen e rutinizuar: “Hallall ta boftë Zoti”.

***Gerlus***

Dërgo artikullin

Të Fundit

Kategoritë

LËR NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Komentet e Fundit