Tejet e çuditshme dhe intriguese është historia e bustit të Skëndërbeut në qytetin e Kukësit. Ai ka provuar të jetë në qendër por edhe në skuta të qytetit siç ishte rasti i vitit 1978 ku ai u vendos afër një bunkeri në stadiumin e futbollit të qytetit.
Qytetarët shprehen që edhe pozicioni i ri i bustit nuk është komod dhe aspak vizibël. Cilësia e ndërtimit dhe fiksimit të shkronjave, lartësia e ulët nga trotuari, vizioni i ngushtë i projekteve urbanistike janë disa faktorë që e bëjnë bustin të jetë më i ekspozuar nga sulme të tilla që fyejnë dhe denigrojnë figurën e heroit kombëtar.
