Parmenda, qetë e koshat me pleh organik janë pamjet që të ofron sot mjedisi i zonave të thella në Kukës. Fermerët e fshatrave të Kukësit i janë rikthyer parmendës, ky instrument bujqësor ikonik i periudhave të lashta të njerëzimit. Banorët ndjehen të pazotë për të përdorur traktorin apo mjete të tjera bujqësore me motor, pasi kostot për ta janë të papërballueshme.
Fermerë të zonës së bashku me të afërm janë zgjuar herët në mengjes për të lëvruar e plehërosur tokën. Kur flasim për cilësinë e patates çdokujt i shkon mendja tek patatja e Kukësit por pakkush e di se si kultivohet dhe punohet ajo.
