Jo rastësisht për bletën në kulturën shqiptare thuhet që vdes dhe jo ngordh apo cof siç përdoret për shumicën e kafshëve, insekteve apo gjallesave të tjera. Hasim Cengu është 70 vjeç dhe ka rreth 42 vite që mbarështon dhe kujdeset për bletët. Ai është kaq familjar me to sa nuk ka frikë të qëndrojë me bletët edhe pa mjetet mbrojtëse. Kultura e bletarisë është një fushë sa frytdhënse po aq e vështirë Ai i vetëm kryen të gjitha proceset e bletarisë edhe pse kjo nuk është një punë e lehtë. Ai i duhet të bëjë dhe ngjitje në lartësitë e pemëve për të kapur bletët e reja. Për një prodhim cilësor sipas bletarit Cengu duhet të përdoren sa më pak ilaçe, të shmangen ushqimet artificiale (bokaçe, ujë me sheqer, inverter) dhe përzgjedhja e kullotave larg qendrave të banuara. Në kohët e sotme tregu ka një kërkesë të lartë për mjaltë, e po ashtu edhe cilësia shpesh herë nuk përmbush standartet e kërkuara. Të nxjerrësh mjaltë cilësor do kohën dhe mjeshtërinë e duhur.
