Sënduku fotografik i çiftit Dokle në Muzeun Kombëtar Marubi

-

Si ndihesh? – është një pyetje të cilën ndonjëherë njerëzit e kanë të vështirë t’i përgjigjen. Pikërisht, fotografia në këto raste është përgjigjja më e mirë dhe e qartë për këtë pyetje. Janë çifti Dokle që i janë përgjigjur për 50 vite rradhazi kësaj pyetje drejtuar qytetit të Kukësit dhe Shqipërisë Veri-Lindore. Pasardhësit e tyre kanë vendosur që punën pasionante të prindërve t’ja dorëzojnë arkivës së Fonotekës Marubi. “Një muzeum mund të transformojë një qytet” është motoja e sotme e Muzeut Kombëtar Marubi, të cilën çifti Dokle e kishte kuptuar mjeshtërisht që herët. Ata ishin të vetëdijshëm për këtë forcë të artit fotografik.

Muzeun Kombëtar Marubi është krijuar që nga viti 1856 nga fotografi dhe piktori italian Pietro Marubbi i cili në atë kohë u vendos në qytetin e Shkodrës. Që nga ajo kohë muzeu është pasuruar më fotografi që pasqyronin jetën politike, sociale dhe kulturore të vendit tonë. Muzeu Kombëtar Marubi prej disa muajsh ka bashkëpunuar me Ramadan Dokle, trashëgimtar i koleksionit fotografik të prindërve të tij. Aktiviteti fotografik i Safet dhe Gjylzade Dokles i zhvilluar në zonën e Shishtavecit të Kukësit i takon periudhës së vitive 1930-1970. Në sëndukun e tyre fotografik dokumentohet historia politike, jeta shoqërore, doket dhe ritualet tradicionale të zonës së Kukësit dhe Shqipërisë Veri-Lindore. Duhet theksuar që ky koleksion është më i madhi i dhuruar ndonjëherë për Fototekën Marubi pas viteve 90’. Koleksioni është i përbërë nga 19.548 negativë, 31 albume me fotografi dhe 33 objekte të laboratorit fotografik dhe shumë stampime origjinale.

*Fotot e përdorura në këtë postim janë marrë nga faqja zyrtare në facebook e Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi

Dërgo artikullin

Të Fundit

Kategoritë

LËR NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Komentet e Fundit