Marrëdhëniet e njeriut me natyrën dhe e anasjellta shpeshherë janë të ndërlikuara dhe shoqërohen me pasoja reciproke. Qytetarë të Kukësit këto kohë po dëmtojnë pemën e Blirit duke thyer degët e saj, në mënyrë që të marrin lulen që më pas e përdorin për konsum personal ose për qëllime ekonomike. Siç dihet Bliri përdoret masivisht për efekte të ndryshme kurative. Ndërkohë që Bashkia Kukës, nëpërmjet specialistit të gjelbrimit Z. Besim Bici apelon për të pasur kujdes duke kujtuar që për këto sjellje do të merren masa administrative. Në reagim thuhet se Bashkia do të bëjë kallzim penal e administrative për çdo qytetar që kapet duke dëmtuar pemën e Blirit. Një pemë e tillë dekorative ka një kosto prej 20.000 deri në 40.000 lekë të reja varësisht kurorës dhe zhvillimit të saj.
