Sot u përkujtua 23 vjetori i dëbimit masiv me dhunë të rreth 1 milion kosovarëve nga regjimi i egër i Sllobodan Milloshoviçit në vitit 1999. Shumica prej të dëbuarve u strehua dhe zunë vend në qytetin e Kukësit, i cili në atë kohë katërfishoi pupullsinë e tij.
Çdo vit më 16 Prill vëllezërit kosovarët nisin marshimin nga qyteti i Mitrovicës deri në Kullën e Mikpritjes në qytetin e Kukësit. Qytetarë nga Kosova vizituan së bashku me fëmijët e tyre Kullën e Mikpritjes për t’i dëshmuar atyre të kaluarën dhe historinë e tyre. Ndërsa në sheshin kryesor të qytetit Bashkia Kukës organizoi një sërë aktivitetesh si koncerti folklorik, hapja e ekspozitës fotografike e deri tek panairi me prodhime të zonës.
Kukësi që u bë shtëpia e dytë deri në mesin e muajit qershor të atij viti ku mijëra të dëbuar kosovarë u strehuan në shtëpi, godina institucionesh e deri në kampet e çadrave që u ngritën me ndihmën e vendeve mike të popullit shqiptar.
