Vetëm në luftë nuk ndodh që fotografët dhe gazetarët të fshijnë një foto sepse nuk është e realizuar mirë. Nuk ezkistojnë foto të kqija në luftë. Çdo foto ka një mesazh. Kjo foto është mbase ndër më të komentuarat dhe shpërndarat në rrjete sociale, fotoja që ka njohur më së shumti diçitura, në media kombëtare dhe të huaja, një foto e cila, për qëllime përfitmi shpeshherë, i është faturuar shumë luftërave të ndryshme nëpër botë, si gjenocidi i Ruandës, lufta në Irak, Gazë, Krime, Afganistan, por personazhi në foto sot ka ardhur në Kukës dhe ka rrëfyer për zani.al pas 23 vitesh, duke rikujtuar dhe njëherë emocionin që mban ky kujtim. Ai shprehet që policia serbe i ka kërkuar që këtë foto t’a hedh në kosh sepse nuk ka vlerë pasi të dy fëmijët e tij janë vrarë në Prizëren. Për arsyen e mbajtjes së kësaj fotografie autori është torturuar duke i hedhur ujë të nxehtë në fytyrë.
