Mbi 25 gabime në 56 fjalë në faqen zyrtare të Bashkisë Kukës

-

Imagjinoni sikur një ditë në orën e mësimit të Historisë të vijë pedagogu i lëndës dhe gjatë shkrimit në tabelë a prezantimit me “Powerpoint” të paraqesë fjalë apo fjali, plot me gabime drejtshkrimore, ortografike e leksikore. Sa serioz dhe kompetent do dukej ai edhe nëse informacioni i paraqitur duke e shkëputur nga ato gabime të ishte i saktë, objektiv dhe ekzotik për studentët e rinj?!A duhet të mjaftohet pedagogu vetëm me zotimin e lëndës së  ? Jo, ai duhet dhe të dijë të shkruajë saktë gjuhën shqipe, pjesë kjo e rëndësishme e historisë tonë dhe luftës për identitetit kombëtar, nësë pranojmë të bëhemi pak patetik që në fillim të shkrimit. Po ashtu pedagogu duhet të dijë dhe se si t’i përgjigjet një ngacmimi seksual nga një studente e re e sallës së leksioneve. A duhet që një polic i forcave speciale të ketë vetëm koindicionet e duhura fizike për të arrestuar dikë që ka thyer ligjin dhe sapo ka kryer një krim? Jo, nuk mjafton vetëm kaq. Ai duhet të dijë se si të sillet dhe nësë gjatë arrestimit gjen duke bërë dashuri të dyshuarin me një të afërme të tij. A duhet të mjaftohet një mjek vetëm me diplomën universitare a certifikatat e mirënjohjes për të ofruar shërbim shëndetësor ndaj pacientëve të sëmurë? Jo, ai duhet të dijë dhe t’i përgjigjet një fëmije nëse ai e pyet se a ekziston Zoti apo t’i fshijë jargët një të moshuari të braktisur që vjen natën vonë në urgjencën e spitalit. A mundet që një kasiere në një qendër tregtare të mbyll turnin e saj vetëm duke mbajtur lekët dhe kthyer saktë kusurin të gjithë klientëve? Jo, ajo duhet dhe ti buzëqeshë klientëve të saj, madje dhe atëhere kur njeri prej tyre ankohet me nervozizëm për një vezë të thyer në bikurinën që mori në fund të korridorit. Pra siç duket kryerja e një detyre a zotërimi i një profesioni nuk janë asnjëherë të mirëpërcaktuara. Ata janë përtej asaj që titulli i jep dikujt. Kjo nuk duhet të trembë askënd e të dorëzojë detyrën por duhet të rrisë mobilizimin e secilit në kryerjen dhe pasurimin e detyrave që marrin përsipër t’i bëjmë. Artan Fuga në një pasazh të shkurtër tek “Rrota e Mundimit” paraqet një bisedë interesante me një mikun e tij i cili i pohon me dëshpërim të lehtë që në ditët e sotme profesionet janë ngatërruar disi, janë të përziera, pra mjekut i duhet të sillet si psikolog. Psikologu duhet të sillet si polic dhe si mjek. Dhe pedagogu duhet të jetë njëkohësisht polic, psikolog dhe mjek.

Zotërimi i mirë dhe të shkruarit saktë të gjuhës shqipe nuk është askund i sanksionuar me ligj dhe nuk ka penalitete për këtë. Kjo fatkeqësisht i ka hapur rrugë shumë institucioneve publike dhe private të jenë të pakujdesshme e të papërgjegjshme, pra të jenë vetvetja. Por vetvetja e një insitutucioni publik si Bashkia Kukës nuk mund të jetë kurrsesi e ngjashme dhe e barabartë me atë të bizneseve a institucioneve private që shkruajnë aq sa kanë mundësinë dhe kapacitetin e tyre akademik. Në total në faqen zyrtare elektronike të Bashkisë Kukës janë 25 rubrika të shkruara gabim mes 56 rubrikave të publikuara në total, pra i bie mesatarisht një në dy rubrika është e shkruar gabim nga ana ortografike dhe drejtshkrimore, ndryshe gjysma e tyre. Përjashtim bëjnë disa tekste të gjata brenda këtyre skedave të cilët fatmirësisht nuk kanë të tilla gabime dhe kjo vjen për arsyen sepse janë të huazuara dhe të marra “copy paste” nga faqe a arkiva të tjera, pra nuk janë krijime të bashkisë.

Nga frika se mos vetëm unë ndaj të njëjtin shqetësim a se kjo mund të interpretohet si një obsesion prej opozitari të kallur por vigjilent, pyes për të njëjtën çështje një mikun tim gazetar që jeton në Amerikë prej vitesh dhe ai më shprehet në këtë formë:
“Është e turpshme gjendja në të cilën ndodhemi. Bashkia duhet të jetë më e përgjegjshme dhe kujdesshme në çdo dalje publike. Ajo duhet të shfaqë më shumë maturi dhe pjekuri ndaj vetes së saj si njësi e qeverisjes vendore. Po ashtu duhet të ketë më respekt për Gjuhën Shqipe, respekt për gazetarinë, për redaktorët gjuhësor apo qoftë dhe për ata studentë të shkencave të komunikimit në qytet të cilët janë ekselentë dhe vazhdojnë të kërkojnë punë në dyert e Bashkisë”. Ose kërkojnë tek faqja në internet e bashkisë nga ku skeda e “Vende të lira pune” u del “në ndërtim e sipër”, pra e mbyllur dhe joaktive. Një skedë që ka filluar të ndërtohet prej një viti tashmë e akoma nuk janë hedhur as themelet. Dhe kjo nuk është e vetmja që nuk hapet por pasohet nga një numër i madh skedash të tjera “offline” që ngjajnë me dyert e mbyllura të një kështjelle të restauruar nga e cila disa dyer të tjera, së bashku me portën kryesore janë të hapura dhe presin gjithë kohës vizitor. Lista e rubrikave që nuk hapen është në raporte të njëjta me numrin e rubrikave të shkruara gabim, pra nuk hapen dhe janë joaktive gjysma e tyre dhe ato janë:

Bashkia Kukës historikisht ka pasur probleme me drejtshkrimin e gjuhës shqipe, e në vend që me kalimin e kohës kjo të përmirësohej ka ndodhur e kundërta, ka ardhur duke u përkeqësuar.
Por ka diçka të bukur e veçantë në gjithë këtë mes: Bashkia ndonjëherë di dhë të mbrohet gjatë prezantimit të saj. Në daljet drejtpërdrejtë në rrjetin social “facebook” ajo vendos shpesh këtë diciturë: “Vepra, jo fjalë”. Siç duket në këtë pikë është e ndërgjegjshme për gjendjen e saj. Është për t’u brohoritur kjo sjellje fine e cila synon të fshehë deficencën gjuhësore.
Këto janë disa nga gabimet drejtshkrimore dhe ortografike në faqes zyrtare të web-it të Bashkisë Kukës:

Porta Vendore

 

 

Dërgo artikullin

Të Fundit

Kategoritë

LËR NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Komentet e Fundit